Protesta kundër maskave, 15 të proceduar, ndëshkimet me gjobë

Protesta kundër maskave, 15 të proceduar, ndëshkimet me

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 15 qytetarë të cilët protestuan pasditen e të enjtes para kryeministrisë kundër vendosjes së maskës. Procedimi nisi pas përplasjeve të shumta mes qytetarëve dhe policisë të cilët ndërhynë për shpërndarjen e protestës.

Një ditë pas protestës së mbajtur nga shoqëria civile para kryeministrisë kundër vendimit të qeverisë për mbajtjen e maskës, policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj 15 personave për protestë të paligjshme.

Efektivët e komisariatit nr. 2 krahas procedimit penal i komunikuan protestuesve dhe gjobat përkatëse për mos vendosjen e maskës, si dhe për organizim të protestës së paligjshme.

Protesta e të enjtes u shoqërua me përplasje të shumta mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë, të cilët ndërhynë për shpërndarjen e protestuesve.

Gjatë protestës, qytetarët të cilët mbanin pankarta me shkrimet uria vret më shumë se pandemia u përplasën dhe me deputetin Kujtim Gjuzi, i cili tentoi të bëhej pjesë e protestës.

Nga 15 tetori ka hyrë në fuqi akti normativ ku qytetarët detyrohen të mbajnë maskën në ambientet publike, ose në të kundërt ndëshkohen në vlerën 3mijë lekë, ose në rast përsëritje 5 mijë lekë.

Në ditën e parë të hyrjes në fuqi të urdhrit, policia ndëshkoi në gjithë vendin mbi 170 qytetarë të cilët nuk respektuan vendosjen e maskës.

Vendi Lajme maska protesta procedim gjoba Aktualitet

EMISIONET