Ish kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook, përshëndet protestën e sotme të studentëve para Ministrisë së Arsimit.

Sipas tij, me protestën e sotme, e cila pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, studentët tmerruan kryeministrin Edi Rama.

Sali Berisha: Nje album i suksesit te protestes studentore te sotme qe telmerroi armikun e studenteve Edvin Kristaq Rama.

Studentet e revoltuar nga pabesia me nderprejen e mesimit pa asnje konsult paraprake dhe pasi bene te gjitha pagesat, te zemeruar me tarifat e larta dhe mashtrimet e Edvin Genjeshtres bllokuan sot ne zyre ministren e arsimit dhe tmerruan njeriun qe i urren ata dhe qe shfrytezon pandemine per ti ndeshkuar, Edvin Kristaq Urrejtjen!

Revolta vazhdon! Ju lumte studenteve guximtar!

Nisja e vitit të ri akademik online i ka gjetur studentët para Ministrisë së Arsimit sportit dhe Rinisë.  Ata kanë vendosur që të ngrihen në protestë pas vendimit për të zhvilluar mësimin online.

Në shenjë proteste, disa studentët kanë vendosur të heqin maskat përpara ministrisë së Arsimit dhe i kanë varur te kangjellat e ministrisë duke bërë thirrje si: “ju jeni virusi”./