Prej disa orësh, në qendër të Tiranës, naftëtarët e Ballshit janë duke protestuar me një kërkesë të vetme: marrjen e pagave të prapambetura.

Por ashtu sin ë shumicën e protestave të fundit, nën pretekstin e Covid-19, policia ka shoqëruar në komisariate disa prej pjesëmarrësve, përcjell Ora News.

Nisur nga kjo situate nuk mund të mungonte as reagimi mjeshtrit të memeve, Genc Sejko.

Teksa rikujton shpërthimin e para dy ditëve në Tiranë, i cili la të plagosur rëndë 50-vjeçarin Preng Gjini dhe plagosi lehtë një shtetas Italian, Sejko publikon këtë meme:

“Policia nuk i ndalon dot shpërthimet në mes të Tiranës , ama po protestove se ke tre vjet pa marrë rrogën…”.