Protesta e naftëtarëve, Baçi: Rama po u vjedh pagat, punonjësve u ka vajtur thika në kockë

Protesta e naftëtarëve, Baçi: Rama po u vjedh pagat,

Naftëtarët e Ballshit zhvillluan protestën e rradhës ku kërkojnë marrjen e 20 pagave të prapambetura.

Ata u mblodhën para Ministrisë së Energjitikës, ku dhe u konfrontuan me forcat e policisë, madje unifromat blu ushtruan dhe dhunë ndaj tyre.

Për ish-deputetin e PD Luan Baçi, kryeminstri Rama është pronari i uzinës së Ballshit dhe i gjithçkaje në këtë vend.

I ftuar në 'Ora News', Baçi tha se takimi i Ramës me presidentin e Azerbajxhanit, tregon se kryeministri i ka mundësitë për të gjetur zgjidhje, por ai vjedh pasurinë kombëtare, si dhe pagat e sigurimet e naftëtarëve.

Luan Baçi: ''Përfaqësuesit e pronarëve që marrin kontakte për të përfaqësuar janë anonimë. Pronari i uzinës është Edi Rama, pronari i çdo gjëje është Edi Rama. A e patë takimin që bëri me presidentin e Azerbajxhanit, e bëri publike për t'i qetësuar punonjësit e Ballshit, dhe kërkoi ndihmë për të zgjidhur problemin. Pra, kjo tregon se mundësitë i ka. Kryeministri është kokë e këmbë i molepsur në këtë histori shumë vjeçare që merret me vjedhjen e pasurisë kombëtare, dhe arrin deri aty sa të vjedhë edhe pagat e sigurimet e naftëtarëve. Atyre u ka vajtur thika në kockë, nuk kanë më se ku të shkojnë, dhe po plasin nga marazi që ata kanë.''

Për Baçin, pamjet e sotme nga protesta ishin të trishta dhe shqetësuese.

Luan Baçi: ''Janë pamje të trishta dhe sinqerisht janë shqetësuese. Unë nuk e imagjinoj dhe nuk e kuptoj dot se si qeveritarët e sotëm, përgjegjësit kryesore të shkaktimit të kësaj situate, nuk reagojnë fare dhe mos të kenë pikën e shqetësimit. Janë rreth 800 naftëtarë nga Fieri dhe Ballshi, dhe kur themi 800 naftëtarë, themi 800 familje që mbijetojë me atë pagë. Agravimi i situatës së sotme, nuk është i rastësishëm, madje është shumë i vogël në krahasim me gjithë atë tension, mllef dhe padrejtësi që u bëhet naftëtarëve të Ballshit. Kërkojnë pagat e prapambetura. Kanë punuar, kanë djersitur dhe meritojnë pagat. Rreth 800 familje janë me kredi bankare. Ato jetojnë vetë me pagën që merrnin në atë uzinë.''

Intervistoi në studio Eneida Ndoci, përgatiti pë online Renato Çaushi.

Vendi Lajme Politikë Aktualitet luan baci uzina e ballshit protesta e naftetareve

EMISIONET