Protesta e kontrollorëve/ Demalia: Shqipëria vuan nga mungesa e sistemit në drejtësi

Protesta e kontrollorëve/ Demalia: Shqipëria vuan nga mungesa e

Publicisti Ilir Demalia, ka folur në lidhje me protestën e kontrollorëve të Aeroportit të Rinasit, e cila ka marrë fund pas dy ditësh.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Demalia ka thënë se Shqipëria vuan nga mungesa e sistemit në drejtësi, sakaq ka shtuar se kontrollorët duhet të mbajnë përgjegjësi, pasi sipas tij nuk lihet puna në atë mënyrë.

Demalia: Ata që u larguan nga puna kanë përgjegjësi, nuk lihet puna. Këta kanë një rrogë më të lartë se presidenti.

Pyetje: A arrestohen protestuesit në SHBA?

Demalia: Jo nëse ti thyen ligjet, ndoshta nuk arrestohesh por varet nga pasojat dhe dëmi që është.

Pyetje : A ishte grusht shtetit?

Demalia: Jo absolutisht, grushtin e shtetit e bëjnë ushtarakët. Është një fuqi e brendshme. Nuk ka pasur ndonjëherë grusht shtetit në Shqipëri, se duhet të kesh burra. Unë nuk dua të hyjë fare tek arrestimi i tyre.

Nga emrat që lexova janë të gjithë të socialistë. Këtu kemi lepetizëm, të gjithë duan që të rrjepin lekë. Ajo që më bën përhstypje është abuzimet që ka bërë Balluku kur ka qenë në krye.

Këto pushtetarë kanë abuzuar me paranë publike. Shqipëria vuan nga mungesa e plotë e sistemit të demokracisë dhe asaj të drejtësisë. Këto kanë abuzuar në mënyrë të llahtarshme. Ky lloj mekanizmi ka bllokuar demokracinë dhe zhvillimin e vendit. Të gjithë ata që shkojnë prapa kryetarëve, shkojnë që nesër të marrin një pozicion.

Duke filluar nga doganieri Shpëtim Idrizi, këtu fusin duart të gjithë te arka e shtetit. Kjo nuk është asgjë sepse këtu kemi luftë bandash., këto gënjejnë si fëmijë shtatë vjeç. Pse duhet ta merrte aeroportin Kastrati?

Pyetje: A është një lloj sinjali ndaj NATO-së, që ne mund të bëjmë çfarë duam?

Demalia: Ne jemi anëtarë të NATO-së dhe nuk mund të bëjmë çfarë duam. Ne kemi prit fashizmin me lule, komunistët me lule, ne nuk kemi koshiencë si popull.

Një popull që sillet si lake, këto luftojnë për kryetarët e partive. Çfarë janë këto inagurime njëra pas tjetrës, si uk vjen turp Edi Ramës, ndërton dy metra rrugë dhe bën inagurime. Po ç’është kjo, nuk i ka bërë me paratë e veta. Nëse nuk do të ketë ndëshkim për ata që kanë abuzuar me paranë publike, nuk do të ketë drejtësi. 

EMISIONET