Propozimi i PS për listat e hapura, Murrizi: Ngjan si sondazh, nuk na tremb pragu

Propozimi i PS për listat e hapura, Murrizi: Ngjan si sondazh, nuk na tremb

Mazhoranca nuk ka humbur kohë, teksa aktualisht Komisioni i Çështjeve Ligjore ka nisur diskutimin për draftin për listat e kandidatëve.

Në emër të deputetëve të opozitës së re, Muslim Murrizi ka prezantuar draftin për hapjen e listave.

Ai e ka  quajtur atë të mazhorancës, si një sondazh jo si draft duke thënë se është i gatshëm të firmosë çdo propozim që hap listat 100%.

Myslim Murrizi: ''Ne kërkojmë që numërimi të jetë nga adminsitrata politike. Nuk besoj se është e tepërt që Shqipëria të gjejë 1800 numërues. 90 vende numërimi nga 5 tavolina, herë 4 veta bëjnë 1800 veta, të vijnë nga arsimi, noterë e gjyqtarë.

Si mundet që unë, pastaj kolegë të PS apo PD të pranojnë që rezultati është ai që është hedhur në kuti kur vota do të numërohet nga individë politikë të caktuar nga drejtuesit politik qoftë të qarqeve qoftë nga kryetari i partisë, kur kemi garë mes vetes. Edhe në variantin tuaj, edhe pse unë e shoh si sondazh.

Murrizi u shpreh se nuk e tremb pragu, por se nuk mund të ketë prag kombëtar me sistem rajonal.

Deputeti kërkoi mundësi dhe rregulla të barabarta për qytetarët shqiptarë, që më 25 prill secili të provojë veten.

Myslim Murrizi: ''Kemi propozuar edhe pragun, sistem propocional rajonal. Nuk na tremb pragu. Të vijnë në parlament ata që e kapërcejnë pragun. Pra, prag kombëtar me sistem rajonal nuk mund të ketë. Idealja do të ishte që të ishte pragu natyral për një mandat në qark, i cili ofrohet me 1%, 2-3 mijë vota, por propozimi ynë është konkretë. Të na krijohen mundësi dhe rregulla të barabarta për qytetarët shqiptarë, që më 25 prill secili të provojë veten. Pra, të 4 nenet, konsistojnë në pragun, listat e hapura, në grupet e numërimit të votave, dhe të renditjes që bëhet në bazë të pragut.''

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit myslim murrizi Aktualitet listat e hapura 100% draft

EMISIONET