Përhapja e Covid-19 si dhe aktualiteti politik në Kosovë e Shqipëri ishin çështjet që u diskutuan në emisionin Arena në RTV Ora.Profesori i biokimisë dhe politikani Besnik Bare tha se virusi SARS-CoV-2 ndihmohet nga ndotja e ajrit teksa sheh si zgjidhje  kufizimin e qarkullimit të automjeteve.Për Aleksandër Çipën, Roland Qafokun, Gazmend Oketën dhe Halit Valterin akuzat ndaj Bashës për kasetën e Krushës janë qesharake dhe goditje nën brez.

Përhapja e virusit SARS-CoV-2 ndihmohet së tepërmi nga ajri i ndotur.

I ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora, profesori i biokimisë dhe politikani Besnik Bare tha se emetimi në ajër i grimcave që shkaktohen nga djegia e karburanteve e ndihmon virusin të jetojë më gjatë.

Bare: Si masë paraprake para se të shkohet te mbyllja, duhet të kufizojmë trafikun se është provuar si faktori për përhapjen e infeksionit. Kam folur në mënyrë periferike me ekspertët e shëndetësisë në vend për këtë gjë. Në nivel globale duke u bërë monitorimi i PM 2.5 në shumë vende ka rezultuar se vdekshmëria për shkak të cilësisë së ajrit te personat me Covid është rreth 25%. Vendet që kanë nivel më të ulët të PM 2.5 janë vendet baltike.

Fati i kasetës së masakrës së Krushës ishte një tjetër çështje që mori vëmendjen e të ftuarve mbrëmjen e së mërkurës.

Gazmend Oketa, akuzat ndaj Bashës i cilësoi si goditje nën brez jo vetëm për kryetarin e Partisë Demokratike por edhe interesat e kombit shqiptar.

Oketa: Kjo kasetë ka ekzistuar. Personit që e ka regjistruar duhet t’i njihen meritat. Ka bërë sakrificë. Të vihet gishti te Basha me siguri është një çështje që nuk e di ku mund t’i ketë burimet politike. Organet e drejtësisë të flasin. Nuk është hera e parë që në politikën shqiptare ndodhin goditje të tilla nën brez. Është goditje nën brez për të gjithë interesat e kombit shqiptar.

Për analistin Aleksandër Çipa zbulimi i varreve masive në Serbi është shumë me i rëndësishëm se çështja e kasetës.

Çipa: Sot mediat tona duhet ta mbanin në krye të edicioneve informative, dhe në epiqendër të sipërfaqes së botimit, sidomos online, se në Serbi gjatë orëve të fundit janë zbuluar varre masive të pranuara zyrtarisht. Më shumë se çdo kasete, zbulimi i varreve është me më shumë rëndësi. Ky duhet të ishte lajmi kryesor në media. Kjo Gjykatë Speciale, gjykon ata që e votuan për të nisur funksionalitetin e vet. Në Shqipëri për çështje meskine hapen tema që nuk janë në agjendë.

Në Serbi janë zbuluar së fundmi varre masive. Më shumë se çdo kasete, zbulimi i varreve është me më shumë rëndësi. Ky duhet të ishte lajmi kryesor në media. Kjo Gjykatë Speciale, gjykon ata që e votuan për të nisur funksionalitetin e vet. Në Shqipëri për çështje meskine hapen tema që nuk janë në agjendë.

Ndërsa gazetari Ronald Qafoku dhe deputeti Halit Valteri i cilësuan qesharake akuzat ndaj Bashës.

Valteri: Akuzohet lideri i opozitës shqiptare si tradhtar i kombit, dhe njeriu që çoi ata 4 komandantët e luftës drejt Hagës. Vetëm një gomar do ta besonte se Lulzim Basha kishte në dorë të merrte një kasetë dhe ta zhdukte atë, ku dihet shumë mirë se UNMIK, ka pasur rregulla strikte dhe ka qenë shumë i organizuar dhe një përkthyes mund të zhdukte prova shumë të vlefshme, pasi aty iu pasqyrua botës gjenocidi serb, aq më tepër që dëgjojmë një dëshmitar që natën flas me të vdekurit dhe pi një cigare, dhe ditën akuzon liderin e opozitës.Bashën nuk duhet ta kritikojmë për një ngjarje të 20 viteve më parë por për atë që po bën me drejtimin e Partisë Demokratike.

Por çfarë po ndodh me Partinë Demokratike? Gazmend Oketa i cili është angazhuar në këtë parti thotë se ajo po hapet ndaj figurave të reja por ai theksoi se rreth vetes PD duhet të mbledhë edhe ata që kanë kontribuar ndër vite.

Oketa: Një nga arsyet qe vendosa të angazhohesha sërish në politikë është se gjykoj se vendi ka nevojë për rrotacion politik. Partia Demokratike duhet të grumbullojë rreth vetes energjinë, forcën dhe kontributin e çdo individi madje kam kurajon të them edhe të atyre që janë larguar nga PD, nuk po i përmend me emra.