Një kotele është bërë kafsha e parë që infektohet me Covid-19 në Korenë e Jugut, pasi e mori virusin nga pronarët e saj, raporton DailyMail.

Tre mace u testuan pasi pronarët e tyre rezultuan pozitive me virusin. Njëra prej maceve doli e infektuar.

Kryeministri Chung Sye-kyun urdhëroi zyrtarët shëndetësorë të vlerësojnë shkencërisht mundësinë e transmetimit të Covid-19 midis njerëzve dhe kafshëve dhe të mbajnë publikun të mirë informuar.

“Nuk është e paimagjinueshme që vaksinimi i disa llojeve të kafshëve të zbutura të jetë i nevojshëm për të frenuar përhapjen e infeksionit,” shkruajnë studiuesit nga Universiteti i Anglisë Lindore.

Një nga studiuesit, Cock  van Oosterhout tha:” Ka kuptim të zhvillohen vaksina për kafshët shtëpiake. Ne me të vërtetë duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë.”

Ai vuri në dukje se Rusia ka fillua të zhvillojë një vaksinë për kafshët shtëpiake.

Sars-CoV-2 mund të infektojë një numër të madh të specieve duke përfshirë macet, qentë dhe specie të tjera të egra, prandaj vaksinimi i kafshëve të zbutura mund të jetë i nevojshëm për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.