Pronarët i kishin injektuar një ilaç qenit të tyre me qëllim që ai të ngordhte, pasi sipas çiftit qeni ishte shumë i sëmurë dhe më pas e vorrosën atë.

Qeni ishte i gjallë dhe arriti të gërmonte dhe të shpëtonte për mrekulli.

Sipas Metro-s, ai u shpëtua nga një grua në një autostradë në Rusinë Veriore teksa po ecte përgjatë rrugës.

Gruaja, Olga Lystseva, gjeti ushqim për qenin dhe e dërgoi atë në një qendër të kujdesit ndaj kafshëve.

Një veteriner, pas shumë testesh zbuloi se kafsha nuk kishte probleme serioze mjekësore dhe ishte e shëndetshme përveç faktit se kishte patur nevojë për ushqim.

Në foto: Qeni i shpëtuar në makinën e Olga Lystseva