Prokuroria kërkoi arrest me burg për oficerin e akuzuar, Gjykata liron policin

Prokuroria kërkoi arrest me burg për oficerin e akuzuar, Gjykata liron

Gjykata e Tiranës, ka liruar nga qelia efektivin e policisë Demiraldo Heta, i cili u arrestua me akuzën se ndihmonte me ushqime, Arbër Balliun, person ky i kërkuar për akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë.

Vendimi për lirimin e policit, është marrë dy ditë më parë nga togat e zeza që vendosën të mos pranojnë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së “arrestit në burg”, por të mbyllë në “arrest shtëpie” policin.

Nga ana tjetër Prokurorja e çështjes, mësohet se ka apeluar vendimin e shkallës së parë, duke kërkuar në Gjykatën e Apelit “arrest në burg”.

Efektivi i policisë Damiraldo Heta, që shërbente pranë sektorit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në Policinë e Dibrës, dyshohet se furnizonte me ushqime, Arbër Balliun, të riun nga Burreli, i cili prej vitit 2019, ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria për akuzën e “Vrasjes me dashje të mbetur në tentativë”, kryer në bashkëpunim.

Nga ndjekja në teren, që i kanë bërë agjentët e sektorit të SHÇBA-së, rezultojnë dyshime të forta se efektivi i policisë, ka hyrë në një piceri, ku ka blerë një picë dhe më pas mendohet, se ka shkuar në një apartament në katin e dytë, që ndodhet në kompleksin “Kontakt”.

Pikërisht në këtë banesë është arrestuar nga blutë e Tiranës, personi në kërkim Arbër Balliu,i cili akuzohet për tentativën e vrasjes së Enea Ramës, ngjarje kjo e ndodhur në 14 mars 2019. Ndërkohë pak më vonë, është arrestuar dhe punonjësi i policisë së Dibrës, Damiraldo Heta.

Për këtë të fundit Prokuroria e Tiranës, ditën e nesërme do kërkojë caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, si person i dyshuar për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit”.

Ndërsa vetë punonjësi i policisë, Damiraldo Heta, në deklarimin e tij dhënë në polici, ka pretenduar se është bërë falsifikimi i dokumenteve të ngjarjes, pasi në procesverbalin e shërbimit, ka treguar se nuk është arrestuar në banesën e personit në kërkim Arbër Balliu.

Por ndalimi nga policia sipas tij, është realizuar në afërsi të një lokali.

"Nuk më kanë kapur në banesë, por jam ndaluar në një lokal për të pirë kafe, që ndodhet në banesën time,” ka shkruar oficeri në deklaratën e tij.

Lexo edhe: Polici dyshohet se i çonte pica dhe ushqime të kërkuarit Arbër Balliu

Vendi Lajme Kronike Aktualitet damiraldo heta

EMISIONET