Prokuroria e Posaçme konfirmon bastisjen e EULEX në shtëpinë e Jakup Krasniqit

Prokuroria e Posaçme konfirmon bastisjen e EULEX në

Zyra e Prokurorisë së Posaçme të Kosovës me seli në Hagë ka njoftuar se po kryhen bastisje nga EULEX në Prishtinë.

"Zyra e Prokurorit të Specializuar aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë", thuhet në njoftim.

Mëngjesin e sotëm forcat e EULEX mbërritën në shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK, Jakup Krasniqi.

Krasniqi është marrë në pyetje në Hagë në vitin 2019 në lidhje me luftën e Kosovës. Ai po hetohet në lidhje me krimet e luftës dhe paluftës.

LEXO EDHE: EULEX-i “zbarkon” në shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK, Jakup Krasniqit

Rajoni Lajme jakup krasniqi haga eulex prokuroria e posacme

EMISIONET