Në një intervistë për gazetaren e RTV Ora, Alba Kepi të transmetuar në Tempora, kreu i Departamentit të Prokurorisë së Antimafias Italiane të Reggio Calabrias, Giovanni Bombardieri u shpreh se Ndrangheta ka spostuar interesat e saj nga Europa Veriore në Evropën Lindore, investon aty ku ka më pak vetëdije ndaj rrezikut e agresivitetit të mafias.

Sipas Bombardierit, mund të kenë elementë të caktuar të futur në politikë që janë favorizuar nga mafia për marrë një rol të fuqishëm në të, e që tashmë në pushtet janë të detyruar t’i kthejnë këto favore.

Mjaft i rëndësishëm për të luftuar aktivitetin mafioz është dhe ndjekja e parave të pista, pra mënyra se si ata riciklojnë paratë. Është Shqipëria një objekt investigimi i antimafias në këtë drejtim?

Prokuror Giovanni BombardieriNdrangheta ka spostuar interesat e saj nga Europa Veriore në Evropën Lindore, investon aty ku ka më pak vetëdije ndaj rrezikut e agresivitetit të mafias. Janë vende, që nuk kanë forcën e perceptimit të rrezikut real të inflitrimit mafioz. Ne po monitorojmë investimet e Ndranghetas në këto vende e dua të bëj një përshkrim të përgjithshme e jo në veçanti për Shqipërinë. Së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Antimafias dhe ne si Departament kemi një vëmendje të veçantë ndaj gjithçkaje që mafia Ndrangheta çon në këto vende, si investime, apo flukse financiare.

E përballë pengesës së fuqisë politike cila është rruga e qasjes kundër fenomenit mafioz, duke marrë shkas se Departamenti juaj ka një eksperiencë operative në këtë drejtim?

Prokuror Giovanni BombardieriAutonomia e sistemit gjyqësor na fuqizon luftën kundër fenomenit mafioz. Jemi ndër Departamentet më autonome në Itali e nuk ndalemi para hipotezës së dyshimit ndaj një figure politike e as institucioneve që mund të jenë në aferë apo të ndotura nga fenomeni ndranghetas e mafioz në përgjithësi. Por duhet pasur kujdes të mos përgjithësohet politika, pasi mund të jenë elementë të caktuar të futur në politikë që janë favorizuar nga mafia për marrë një rol të fuqishëm në të, e që tashmë në pushtet janë të detyruar t’i kthejnë këto favore. Duhet bërë një punë e kujdesshme për të dalluar politikanë apo institucione, që kanë kryer krime, nga politika, sipërmarrja e  ekonomia që është e shëndetshme.

E mbi të gjitha duhet një pavarësi?

Prokuror Giovanni BombardieriPavarësia është thelbësore në të gjithë punën tonë e gjithmonë në respekt të ligjit.