Prokurorë, gjyqtarë për zgjedhjet, KQZ-ja koordinohet me organet shtetërore për mbarëvajtjen e procesit

Prokurorë, gjyqtarë për zgjedhjet, KQZ-ja koordinohet me organet

Mbi 80 prokurorë, 30 gjyqtarë dhe 40 zyrtarë të hetuesisë lokale, do angazhohen më 14 shkurt për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. KQZ-ja thotë se ajo ka ende peshën kryesore, por bashkëpunimi ndërinstitucional e bën procesin më legjitim.

Kosova do të vë në funksion të gjitha organet e saj shtetërore për të mbrojtur mbarëvajtjen dhe integritetin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Pas takimit të thirrur nga KQZ-ja vendore, kryetarja, Valdeke Daka, deklaroi se bashkë me Prokurorinë e Shtetit, Këshillin Gjyqësor, me Komisionin e Pavarur të Medieve dhe me koalicionin e organizatave joqeveritare janë koordinuar për zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Qëllimi ynë i përbashkët është që procesi zgjedhor të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe të reagojmë kur cenohet integriteti i zgjedhjeve dhe e drejta e votës.”

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës premtoi një ditë zgjedhjesh të qetë dhe me rend, teksa prezantoi hollësitë e planit operativ.

“Qëllimi i këtij urdhri është krijimi i një klime të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës gjatë tërë procesit zgjedhor."

Një trupë e gjerë prokurorësh dhe gjyqtarësh është angazhuar për ndëshkimin e të gjithë votuesve e zyrtarëve që do të tentojnë ta keqpërdorin votën e qytetarëve.

“Prokurori i Shtetit së bashku me Policinë e Kosovës do t’i arrestojë dhe do t’i ndalojë të gjithë votuesit dhe zyrtarët përgjegjës qenë çfarëdo mënyre tentojnë apo ndikojnë në keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit në Republikën e Kosovës."

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës në kuadër të kompetencave të tij ka angazhuar 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do jenë kujdestar dhe do t’iu përgjigjen të gjitha kërkesave eventuale nga Prokuroria...”

Në zgjedhjet e 14 shkurtit do të marrin pjesë 21 parti politike dhe 7 koalicione e nisma qytetare, ndërsa çdo pretendim tyrin për parregullsi pritet ta adresojë Paneli Zgjedhor për Ankesat.

“Të gjithë anëtarët e PZAP-së si dhe stafi i sekretariatit janë të gatshëm për shqyrtimin e të gjitha ankesave dhe apeleve që dalin prej këtyre zgjedhjeve.”

Rajoni Lajme prokurore Kosovë zgjedhje gjyqtare kqz

EMISIONET