"Projekti i Spitalit të Fierit është prezantuar që në 2014" Vasili: Rama u kujtua në prag fushate

"Projekti i Spitalit të Fierit është prezantuar që

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili në një deklaratë për media deklaroi se Spitali i Fierit ishte premtuar dhe kishte një projekt të gatshëm që në vitin 2014.

Sipas Vasilit, projekti i Spitalit të Fierit është paguar disa mijëra euro, ndërkohë që shtoi se Rama u kujtua për ketë projekt në prag të fushatës elektorale.

“Praktikisht, projekti i spitalit të Fierit është paguar disa qindra mijëra euro po do keni mundësi të shikoni dhe në foto fakte konkrete vite më parë dhe është prezantuar që në vitin  2014. Ky është projekti, ky do duhej të ishte spitali i Fierit me 200 e ca shtretër. Është prezantuar në 4 dhjetor të vitit 2014. Fiksojeni mirë të nderuar qytetarë dhe mos i harroni këto gjëra. Ja këtu keni dhe prezantimin në  dhjetor. Në prani të deputetit Subashi që sot është dhe kryetar bashkie.

U premtua që në 2014 dhe u paguan qindra mijëra euro dhe u premtua  e keni në faqen zyrtare të Spitalit të Fierit dhe do fillonin punimet në vitin 2015.

Asnjë nga ju nuk ka harruar që jemi në viti 2021 dhe meqë  jemi në prag të fushatës elektorale tani u kujtua Edi Rama për spitalin.

Veç të tjerave ju keni mundësi të ndiqni dhe premtimet publike. Një video shumë të shkurtër ku kryetari i bashkisë Armando Subashi premton që do të fillojë në fund të 2016 dhe njëherazi do të ndërtohej dhe një universitet mjekësie në Fier”, ka thënë Vasili.

Vendi Lajme petrit vasili LSI Aktualitet spitali i fierit

EMISIONET