Programi i PS/ Vasili: Batërdi mashtrimesh, Rama i padituri që urren arsimin

Programi i PS/ Vasili: Batërdi mashtrimesh, Rama i padituri që urren

Pak minuta pas kryeministri Edi Rama prezantoi programin për arsimin, nuk ka munguar as reagimi i nënkryetarit të LSI Petrit Vasili.

Përmes një deklarate për media, Vasili i ka kujtuar kreut të qeverisë premtimet e pambajtura dhe gjendjen aktuale të arsimit.

Sipas Vasilit, deklaratat e sotme të Ramës ishin një batërdi mashtrimesh.

Lexo edhe: Rama opozitë dhe për arsimin, sulmon ish-qeverinë Berisha: Përdori mësuesit për protesta

Petrit Vasili: Për fat të keq ju e keni hapur ditën sot me një batërdi mashtrimesh, siç është në mënyrën e tij të të folurit të Edi Ramës lidhur me arsimin. Asnjë surprizë nuk ka për një njeri edhe të paditur, edhe që urren arsimin e vërtetë. Dhe përkundrejt të gjitha përrallave që dëgjuat, le t’u referohemi fakteve dhe të vërtetave, të cilat ju i prekni me dorë në mënyrë të përditshme e që sigurisht përjashtojnë çdo lloj mashtrimi, çdo lloj katastrofe, për të pritur vite të tjera, për të përfunduar në greminën ku është nisur të përfundojë arsimi shqiptar.

Asnjë nuk ka harruar se ku përfundoi i famshmi pretendim, propozim, premtim i madh për 5% e arsimit të lartë. Të gjithë qytetarët e prekin me duar, sesi ky njeri do çlironte shkollat nga turnet, por shkollat vazhdojnë të jenë me turne dhe ku orët e mësimit janë katandisur në 30 minuta. Ju e kuptoni se çfarë do të thotë kjo për dijen e këtyre fëmijëve që shkollohen në këtë mënyrë. Nuk jemi duke qëndruar më për klasa dixhitale, të cilat nuk ekzistojnë dhe praktikisht po rrënojnë për një kohë shumë të gjatë, përfshirë këtu edhe pandeminë, kualitetin e arsimit në Shqipëri.

Ndërkohë që suksesi madhor në thonjëza është ashtu sikur vetë Banka Botërore pohon me gojën plot, që në Shqipëri niveli i analfabetizmit funksional është në masën 65%. Dhe ju dëgjoni sesi paturpësisht Edi Rama flet për suksese në arsim...

Vendi Edi Rama Lajme Politikë Lajmi i fundit petrit vasili LSI Aktualitet arsimi programi i ps

EMISIONET