Gjuetaret e Thesarit është reality show i cili do fillojë me premieren e episodit të parë të dielën në RTV Ora në orën 18:55 dhe për të gjithë audiencën në YouTube në kanalin Gota News në orën 19:50.

Në intervistë me gazetaren Eneida Ndoci në Ora News, producenti Silvi Fort flet rreth produksionit dhe zbulon disa sekrete nga reality show, si dhe nga jeta personale.

Intervista e plotë:

Silvi mirë se erdhet, si lindi ideja për të realizuar Gjuetarët e Thesarit?

Është pytja që kam hasur më shumë këto kohë pasi gjatë gjithë kësaj kohe po shkoj në vende të ndryshme për ta promovuar. Ideja lindi për të bërë diçka ndryshe nga gjithçka tjetër, që ishte bërë më para në Shqipëri dhe nga çfarë po shikoj është diçka ndryshe edhe nga prodhimet e tjera në botë. Kjo është një markë e regjistruar. Ne na duhej një mënyrë për të zbuluar të gjitha vendet më të bukura, që unë do t’i quaja më hyjnore të Shqipërisë, si psh. Thethi ku aty gjejnë nje indikacion per lokacionin tjetër se ku do shkojnë.

Pra thelbi është që Gjuetarët e Thesarit duhet të gjejnë patjetër një indicie për të shkuar te vendi tjetër. Në çdo vend të Shqipërisë pra ka një indikacion?!

Po dhe kjo i çon në vendet më të bukura, pastaj aty futet bashkëveprimi midis tyre dhe lojrat që bëjnë. Nuk ka kohë më të mirë se kjo për të promovuar vlerat shqiptare. Njerzit janë lodhur duke parë antivlera në televizion dhe besoj me këtë do arrijnë të shikojnë me të vërtetë bukuritë shqiptare.

Kush janë këto Gjuetarët e Thesarit, mund ti shikojmë si konkurentë të këtij emisioni?

Po janë konkurentë, sfidojnë njëri-tjetrin për të gjetur indiciet dhe thesarin në fund dhe normalisht krijohen grupet. Nga audicionet e bëra për produksionin ka pasur 4,000 aplikime dhe janë përzgjdhur këta të 10.

Si janë ndërthurur konkurentët, vajza dhe djem. A ka eleminime në rast se nuk shkon diçka mire me gjetjen e indicieve?

Po sepse në momentin që ato shkojnë në një vend aq të bukur dhe relaksues, siç është Thethi, normalisht që shumë njerëz mund ta lëshojnë veten dhe nuk qëndrojnë brenda sfidës.

Përse ke zgjedhur këtë moment, për ta prezantuar, duke qënë se jemi në një situatë tejet kaotike për shkak të numrit të lartë të infektimeve. A ishte si ide heqja e vëmendjes nga lajmet negative të kohëve të fundit

Siç e thashë dhe më parë kjo është koha e duhur për të publikuar një reality shoë të tillë. Keto 10 episode janë xhiruar gjatë verës dhe athere nuk kishte kufizime të tilla siç janë sot. Njerzit duhet ta heqin mendjen nga gjithë këto gjera që dalin, të cilat i rëndojne psikoligjikisht dhe ky produksion do ti rrisë moralin.

Ju keni jetuar një pjesë të madhe të kohës në Itali dhe një pjesë kohe në Amerikë. Keni huazuar dicka nga ato vende, për ta sjellë në ekranet shqiptare?

Kur materiali i është prezantuar agjentëve dhe skautëve të kësaj industrie në ato vende kanë thënë se kualiteti dhe cilësia është e njëjtë me produksionet që behen në Europë dhe SHBA. Ajo çfarë kemi huazuar është teknika dhe metodat e realizimit të përshtatura normalisht me ambientin tonë shqiptarë.

Çfarë mund të zbulojmë për episodin e parë i cili do transmetohet të dielën? Cili do të jetë indikacioni i parë që do të zbulojnë gjuetarët?

Episodi i parë nis nga Tirana. Pjesa tjetër është zbuluar pak në trailerat e publikuar dhe nuk dua të tregoj më shumë. Shikuesit do ti zbulojnë ato ne çdo episod.

Silvi ti je i ri në moshë dhe shohim disa suksese të realizuar, jo vetëm në karrierën tënde si producent por dhe në fusha të tjera. Silvi Fort është emri jot i artit, cfarë do të thotë?

Kur kam qënë ne Itali më thërrisnin Fortunato, si njeri me fat dhe ngeli shkurtimi Fort. Emri im i vertet është Silver dhe duke qënë se është pak i vështirë në fillim kur e thonë njerzit, un e ktheva Silvi. Kshu lindi Silvi Fort.

Silvi ti ke nje fashion collection tëndin. Si është jeta jashtë emisionit dhe pas produksionit që ke arritur të krijosh.

Është një çmenduri e vërtet. Zgjohem shumë shpejt, para orës 6 dhe nuk ka një fund derisa ti kemi mbyllur të gjitha gjerat e ditës. Biznesi im I parë ka qënë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe më pas vazhdojmë tek Money Music Entertainment e cila është kompania që ka ndihmuar në realizimin e “Gjueratarët e Thesarit” dhe ka disa kompani të tjera. Fort Store është brandi im dhe është markë unike në Shqipëri e fokusuar fillimish në veshje casual, ku më vonë do futet edhe pjesa klasike. Ato prodhohen jashtë Shqipërisë dhe shumë shpejt do të bëjm të mundur prodhimin në vend.

E prekëm pak pjesën ku ti ke jetuar jashtë, nuk e gjete veten atje dhe ndoshta ke ardhur për të investuar në vendin tënd me këtë reality show.

Po përderisa gjerat po më shkojnë shumë mirë në Shqipëri pse jo.

Në momentin që mbaron sezoni i parë, do të kemi një ndryshim të gjithë situatës. Keni menduar për një ndryshim në sezonin e dytë?

Sezoni i parë ishte brenda republikës së Shqipërisë, në veri dhe në jug. Sezoni  i dytë do të jetë ballkanik në trevat shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Si kohëzgjatje, nëse sezoni i parë është 10 episodi, sezoni i dytë është menduar me 20 episode dhe është lënë që xhirimet të fillojnë me 15 janar madje dhe audicionet do fillojnë javën tjetër, por varet nga masat dhe vazhdimësia e situatës në të gjitha këto shtete ku e kemi programuar.

Do kemi konkurentë nga rajoni në sezonin e dytë?

Pjesën e konkurentëve do ta lëmë surprizë, pasi janë edhe konkurentët e sezonit të parë të cilëve do ti bashkangjiten konkurentët e rinj. Konkurenca dhe sfidat do të rriten në sezonin e dytë e si pasojë gara do jetë me e fortë midis gjuetarëve për të gjetur thesarin.