Problemi nuk është që Shqipëria është e fundit në Europë për frymë. Njeri vend i fundit do të jetë.

Problemi nuk është ky.

Problemi është se buxheti i familjes shqiptare në 85 përqind të tyre, shifrat tregojnë se ai shkon vetëm për ushqime bazike, për qira, telefona, karburant, veshje mediokre, arsimim kalamajve, ilaçe, dhe mungon pothuajse buxheti për :

Libra

Pushime

Kulturë

Teknologji informacioni

Turizëm

Kujdesi për shëndetin dhe sport

Aktivitete dëfrimi

Kursime për investime përr të ardhmen

Mirëmbajtje trupi dhe estetikë, produkte estetike dhe higjenike

Përmirësim i aftesive profesionale

Artikuj konsumi të gamës të mesme dhe të lartë

Krijim mjedisesh tërheqese në banesa

Rinovim i elektroshtëpiakeve

Aktivitete dytësore kulturore dhe edukuese për fëmijet

Kalim aktiv i kohës të lirë në mënyrë aktive

Promovim për punësim dhe përmirësim karriere, etj.

Shihni buxhetin e familjeve sipas INSTAT, sado të zbukuruara të jenë dhe do të shihni se çfarë bëhet. Mos them të gjithë e dimë!

Mos na trajtojnë si qenie që kanë vetëm uri për të ngrënë, jemi qenie njerëzore në shekullin e 21 kemi kërkesa njerëzore, të dinjitetit personal, që nuk i plotësojmë dot. Shihni shihni të dhënat dhe flasim!

Ky është problemi që duhet debatuar dhe gjetur zgjidhje.