Mungesa e aboneve të transportit publik ka sjellë edhe shqetësimin e udhëtarëve.

Ata ankohen duke u shprehur se mungesa e tyre u ka shtuar koston e udhëtimit e sidomos ata që e kanë të detyrueshme të ndërrojnë 2 apo 3 linja urbani.

“Është shumë e nevojshme. Me bileta është trefish shpenzim. Me abone mbaron punë shpejt”.

Periudha e pandemisë i ka shkaktuar një dëm të madh financiar transportit publik qytetas.

Numri i ulët i udhëtarëve dhe pezullimi i punës gjatë periudhës së karantinës janë ndër arsyet kryesore.

Për shkak të kësaj humbje është bërë dhe bllokimi i aboneve.

Përfaqësues të transportit publik bëjnë me dije se do të shihet raporti mes shpenzimeve dhe fitimeve gjatë muajve të fundit dhe më pas do të vendoset nëse do të dalin apo jo sërish abonetë në përdorim.