Pritjes i erdhi fundi, Gigi Hadid dhe Zayn Malik marrin në krahë vogëlushen e tyre

Pritjes i erdhi fundi,  Gigi Hadid  dhe Zayn Malik marrin në krahë

Modelja e njohur, Gigi Hadid, ka dhënë lajmin për ardhjen në jetë të vajzës së saj nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

“Vajza jonë u bashkua me ne në tokë këtë fundjavë dhe ajo tashmë ka ndryshuar botën tonë. Kam rënë në dashuri”, shkruan Gigi në Instagram.

https://www.instagram.com/p/CFgSR7mHV7y/?utm_source=ig_web_copy_link

Partneri Zayn ka publikuar një foto duke mbajtur dorën e vajzës, të shoqëruar me një dedikim për të bijën.  

“Vajza jonë është këtu, e shëndetshme dhe e bukur, të provosh të shprehësh me fjalë se si po ndihem tani do të ishte një detyrë e pamundur. Dashuria që ndiej për këtë njeri të vogël është përtej kuptimit tim. Mirënjohës që e njoh dhe krenar për ta quajtur timen dhe mirënjohës për jetën që do të kemi së bashku”, ka shkruar këngëtari Zayn.

https://www.instagram.com/p/CFgP88Ml0NF/?utm_source=ig_web_copy_link

Mezi po presim që të mësojmë sesi do të quhet vogëlushja pasi çifti akoma nuk e ka zbuluar emrin e vajzës.

Showbiz Lajme jete gigi hadid zayn baby

EMISIONET