Costas Papazachos, profesor i Sizmologjisë në Universitetin Aristoteli të Selanikut, foli rreth tërmetit me magnitudë 5.9 të së enjtes, më 4 mars që trontiti edhe një herë zonën e Elassona.

“Do të ketë një sekuencë të madhe sizmike javën e ardhshme. Ka shumë të ngjarë që të shohim përsëri tërmete me magnitudë 6 .

Pas tronditjet do të vazhdojnë për tre muaj . Çdo ndërtesë që ka dëme ose dyshohet, nuk duhet të përdoret derisa të inspektohet dhe banorët duhet të dëgjojnë vetëm informacionin  nga autoritetet përgjegjëse dhe shteti “, deklaroi profesori.

Kur u pyet nëse ka pasur të lëvizje të tjera sizmike, Papazachos  tha: “Tërmeti i djeshëm me madhësi 5.9 ndodhi në të njëjtën zonë pas tërmetit. Deri më tani nuk ka pasur të lëvizje të tjera. Sidoqoftë, nëse kjo ndodh, do të shihet ditët në vijim. “

Lexo edhe: Nuk gjen qetësi toka në Greqi, regjistrohet një tjetër tërmet i fortë