Policia e Kosovës ka zbuluar në Prishtinë një rast të trafikimit të qenieve njerëzore.

Pas kontrollit të dy shtëpive në Prishtinë, pasi sipas informacioneve që policia kishte marrë, aty qëndronin disa shtetas të huaj, të cilët mund të ishin viktima potenciale të trafikimit të qenieve njerëzore.

Gjatë kontrollit në banesë gjeti 26 persona me nënshtetësi shqiptare, dhe arrestoi vetëm një person.

Policia, në ato dy lokacione ka hasur në 26 persona, prej tyre 13 fëmijë, të cilët ishin kryesisht në lidhje familjare dhe vinin nga Shqipëria.

“Sektori Qendror për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, të përkrahur nga zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale-Prishtinë, më 18.08.2020, me urdhër të gjykatës kanë kontrolluar dy lokacioneve (shtëpi) në Prishtinë, me qëllim të verifikimit të informacioneve se në ato shtëpi qëndrojnë disa shtetas të huaj, të cilët mund të ishin viktima potenciale të trafikimit me qenie njerëzore. Policia, në ato dy lokacione ka hasur në 26 (njëzet e gjashtë) persona, prej tyre 13 fëmijë, të cilët ishin kryesisht në lidhje familjare dhe vinin nga Shqipëria.” – njofton policia.

Mes personave ka qenë dhe i dyshuari M.S. 21 vjeç, shtetas i Shqipërisë, i cili ishte duke bashkëjetuar me një shtetase të Greqisë të moshës 13 vjeçare.

Viktimës 13-vjeçare i është ofruar strehim dhe trajtim sipas Proceduarve Standarde Vepruese të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Po ashtu, përmes ILEC-ut është njoftuar zyra greke në Prishtinë për shtetasen e tyre.

Kurse, 24 persona të tjerë janë trajtuar nga zyrtarë policorë të Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, dhe më pas, përmes PKK Vërmicë, janë kthyer në Shqipëri.