Prindërit ankohen, Ivanka heq fëmijët nga shkolla

Vajza e Donald Trump, Ivanka është detyruar të heqë fëmijët nga shkolla pasi prindërit e tjerë janë ankuar se si  ajo ashtu dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner nuk kanë respektuar masat anti Covid.

Bëhet e ditur se tre fëmijët janë larguar nga Shkolla Ditore Hebraike, “Milton Gottesman” në Uashington, DC, dy javë para Ditës së Zgjedhjeve dhe u transferuan në Akademinë Hebraike, “Melvin J. Berman” në Maryland

Fëmijët filluan të ndiqnin shkollën kur familja u zhvendos në Uashington menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Bota Lajme shkolla femijet trump ivanka

EMISIONET