Princi William dedikon një çmim "Nobel" për mjedisin

Princi William dedikon një çmim "Nobel" për mjedisin

Princi William dhe Sir David  Attenborough kanë  bashkuar forcat për të nisur atë që shpresojnë të  bëhet "Çmimi Nobel për mjedisin".  Ata synojnë që të sigurohen të paktën  50 zgjidhje për problemet më të rënda mjedisore në botë deri në vitin 2030.

Me 50 milion £ që jepen gjatë një dekade, "ÇmimiEarthshot" është çmimi më i madh që është dhënë ndonjëherë për mjedisin. William tha se donte që planeti t'u dorëzohej brezave të ardhshëm "në një gjendje më të mirë sesa e gjetëm ne", teksa bëri thirrje për "projekte të shkëlqyera inovative".

Çmimi“Earthshot”, do të ndahet çdo vit për pesë persona, organizata apo grupe, përzgjidhjet ndaj pesë objektivave;  mbrojtja dhe restaurimi i natyrës, pastrimi i ajrit, rijetësimi i oqeaneve, ndërtimi i një bote pa mbetje dhe korrigjimi i klimës.

Qëllimi është që Pallati mbretëror ta bëjë çmimin një nga më prestigjozët në histori. Çdo fitues do të marrë 1.3 milionë dollarë, pak më shumë se fituesit e çmimit Nobel. Për çmimet e para “Earthshot”, nominimet do të hapen më 1 nëntor, duke filluar me Londrën në vjeshtën e 2021.

Bota Lajme mjedisi Nobel cmim william princi william

EMISIONET