I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, “Princi i Libofshës”, Jarl Alexandre de Basseville u shpreh se është i prekur nga Libofsha dhe se ky vend ka një vizion spiritualist.

Jarl Alexandre de Basseville: Emri im është një emër i vjetër që vjen nga një perandori. Përfaqësojmë një familje nga Skandinavia në Ballakn. Vjen nga Aleksandri i Madh.

Unë jam prekur nga vendi i Libofshës, i cili përfaqëson shumë gjëra, kryesisht njerëzit që shkuan përtej komunizmit. Njerëzit nuk e njohin historinë e Shqipërisë dhe Ilirisë. Fierit dhe rajoni i Fierit është shumë i rëndësishëm. Tirana ka shumë pak vite si kryeqytet.

Në Libofshë ka një vizion spiritualist për shumë gjëra. Sigurisht që ka vende të ndryshme që dallohen për arkeologji, por kur shkon në këtë vend e merr këtë energji sepse njerëzit besojnë te traditat dhe kultura.