Pesë profesionistë shëndetësorë u arrestuan nga policia portugeze të enjten pas një bastisje të realizuar në klinika që po përfitonin nga pandemia, duke pretenduar se terapia e ozonit mbron kundër koronavirusit ose kuron pacientët.

Në një deklaratë për mediat, policia tha që të dyshuarit po përfitonin nga dobësia dhe besimi i njerëzve që kishin frikë se do të infektoheshin ose ishin infektuar me SARS-CoV-2. 

Klinikat, të cilat nuk u emëruan, mund të kenë kontribuar në përhapjen e sëmundjes, vlerësojnë autoritetet, pasi ata kryen teste diagnostikuese për koronavirusin e ri, pa pasur leje për një gjë të tillë ose për të përmbushur standardet e nevojshme.

Pesë të arrestuarit, dy burra dhe tre gra të moshës 32 deri në 62 vjeç, do të paraqiten në gjykatë.