Pretendimi shokues i avokatit të yllit të popit, e krahason gjendjen mendore të Spears me një "pacient në koma"

Pretendimi shokues i avokatit të yllit të popit, e krahason gjendjen

Gjatë një seance gjyqësore të mërkurën për padinë e kujdestarisë së këngëtares Britney Spears, 38 vjeç, avokati i saj Sam Ingham e krahasoi gjendjen mendore të artistes me atë të një pacienti në gjendje kome. 

Deklarata erdhi ndëesa gjykata po shqyrtonte një kërkesë nga ikona e popit, e cila parashikon një kujdestar tjetër përveç babait të saj Jamie Spears, 68 vjeç.

Për t'u siguruar që ky është vërtet vullneti i Britney, gjykata kërkoi që këngëtarja të nënshkruajë një deklaratë betimi. 

Sidoqoftë, Ingham deklaroi se këngëtarja nuk ishte në gjendje ta bënte këtë, dhe e krahasoi gjendjen e saj shpirtërore me atë të një pacienti në gjendje kome, duke vënë në dukje se në raste të tilla avokati mund të fliste në emër të të prekurve.

Avokati e bëri të qartë se Britney nuk ishte në të vërtetë në koma, por dëshmoi se ajo nuk ishte në gjendje të binte dakord për ndonjë zgjidhje ligjore në këtë pikë. 

Gjykata më në fund vendosi të shtyjë vendimin për një datë tjetër.

Britney nuk dëshiron të performojë më

Ingham gjithashtu deklaroi se fituesja e shumëfishtë e Grammy nuk dëshiron më të performojë, por babai i saj e nxit ata bëjë këtë. 

Britney u shpall e mitur në 2008 pasi kaloi një krizë nervore. Tifozët e shqetësuar kanë bërë fushatë për pavarësinë e këngëtares për muaj me radhë me hashtagun #FreeBritney.

Prej 12 vitesh, babai i saj kontrollon kontrollon financat dhe jetën personale të saj.

Ai jo vetëm që mund të marrë vendime për pasuritë e këngëtares, por edhe për vendimet mjekësore dhe personat me të cilët mund të takohet.

Showbiz Lajme Muzikë koma britney spears

EMISIONET