Presidenti shpall fitoren e parakohshme, shpërthejnë protestat e dhunshme në Guinea

Presidenti shpall fitoren e parakohshme, shpërthejnë protestat e

Të shtëna me armë kanë shpërthyer në Conakry, kryeqytetin e Guineas, pasi sondazhet nxorrën fitues sërisht presidentin 82 vjeçar, Alpha Condé.

Qeveria ka nxjerrë ushtrinë në ndihmë të policisë, për t’i bërë ballë protestave kundër Condé.

Kreu i opozitës së Guineas, Vellou Dalein Diallo i ka quajtur sondazhe paraprake një mashtrim të vëretetë, ndërkohë që interneti dhe valët telefonike janë ndërprerë në të gjithë vendin.

Përplasjet etnike gjatë fushatës kishin ngritur frikën e dhunës në të gjithë vendin nëse rezultatet nuk do të ishin transparente.

Të paktën 10 persona kanë ndërruar jetë, duke përfshirë edhe dy policë që nga sondazhi i ditës së dielë, sipas autoriteteve.

Rezultatet e 37 nga 38 zona elektorale tregojnë se Condé fiton me 2.4 milion vota, shumë më përpara se sa Diallo me 1.2 milion vota. Disa grupe të tjera të opozitës bojkotuan sondazhin.

Kandidatëve u duhet më shumë se 50% e votave për të fituar zgjedhjet, ose do të ketë një raund të dytë në 24 nëntor.

Sakaq rreth 5.4 milion votues kanë të drejtën e votës.

Bota Lajme Alpha Condé Vellou Dalein Diallo guinea

EMISIONET