Presidenti në festën e përvitshme të Ishmit, Meta: Punësimi duhet të jetë prioriteti kryesor

Presidenti në festën e përvitshme të Ishmit, Meta:

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm të dielën në festën e përvitshme të Ishmit.

Zona, sipas kreut të shtetit, ka potenciale të larta për zhvillimin ekonomik por papunësia e komunitetit mbetet problemi kryesor.

Meta përmendi vlerat historiko-kulturore të Ishmit, pozitën gjeografike dhe relievin e favorshëm për zhvillimin ekonomik por tha se sfidë e madhe për komunitetin mbetet punësimi.

Kreu i shtetit kërkoi bashkim të të gjitha përpjekjeve në mënyrë që Ishmi të zhvillohet me ritme të tjera ndërsa këshilloi mbrojtjen e natyrës pasi kjo do të jetë vendimtare për të ardhmen ekonomike dhe të turizmit.

Vendi Lajme ilir meta Politikë presidenti Aktualitet papunesia panairi ishem

EMISIONET