Presidenti Meta humb mikun e dashur: Lajm shokues dhe tronditës, i doli Zot familjes duke hyrë në Ambasadën Gjermane

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar se ka humbur një prej miqve të tij të afërt, të quajtur Arjan Kuçi.

Kreu i Shtetit ka treguar se është i shokuar dhe i tronditur nga ky lajm, ndërkohë që i ka shprehur ngushëllimet familjes Kuçi.

“Ndarja nga jeta e Arjan Kuçit, shokut dhe mikut tim të mrekullueshëm në momentet më të vështira, është një lajm shokues dhe tronditës.

Edhe pse i mbetur jetim adoleshent, Arjani nuk u dorëzua, por i doli për Zot familjes së Tij, duke hyrë në Ambasadën Gjermane në korrik të vitit '90, me shpresën për ta shpëtuar nga varfëria, duke bërë edhe shumë sakrifica, veçanërisht për motrën e vëllain më të vogël, për t'u shndërruar në model frymëzues, force e virtytesh edhe për ne miqtë e Tij.

Arjani mbeti gjithmonë një shok i mrekullueshëm për të gjithë ne dhe një familjar i jashtëzakonshëm e patriot.

Jam pranë familjes së dashur Kuçi në këto momente tepër të vështira, të gjithë të afërmve dhe miqve të tyre.

I përjetshëm kujtimi dhe guximi i Tij!”, shkruan Meta.

Vendi Lajme ilir meta Aktualitet arjan kuci

EMISIONET