Presidenti i Republikës Ilir Meta ka treguar se ka vizituar Dibrën e Madhe, ndërkohë që pak më parë edhe ka falenderuar qytetarët e saj.

Kreu i Shtetit ka shkruar se ndihet krenar për kontributin e dibranëve për pavarësinë e Kosovës dhe të Shqipërisë, teksa ka shprehur solidarizim për situatën e krijuar për shkak të pandemisë.

“Dibrën e Madhe kam në zemër, si çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot.

I gjithë kombi shqiptar është krenar dhe përulet me nderim e mirënjohje për kontributin e shquar të dibranëve për Lirinë e Pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe për ndikimin e jashtëzakonshëm në botën e kulturën shqiptare.

Duke i falenderuar për pritjen e ngrohtë e vëllazërore shqiptarët e Dibrës së Madhe, solidarizohem me të gjithë bashkëkombasit tanë në Maqedoninë e Veriut, për ta kaluar këtë situatë të vështirë të pandemisë COVID-19, me sa më pak pasoja për shëndetin dhe jetën e tyre.

FALEMINDERIT DIBËR E MADHE!

MALET TONA MË TË LARTA”, ka shkruar Meta.