Presidenti i shkon për vizitë, korçari i famshëm: Shkele këtë prag, për mua je fisnik...

Gjatë vizitës së tij të sotme në Korçë, me rastin e 7 Marsit, presidenti i Republikës ka surprizuar edhe "korçarin më të famshëm" në rrjetet sociale, Ilir Vrenozin.

Kreu i shtetit ishte për një vizitë në familjen Vrenozi, çaste nga të cilat i ka shpërndarë në rrjetet sociale vetë Ilir Vrenozi, shkruan Ora News.

Ky i fundit duket shumë i lumtur nga vizita e papritur e presidentit ndaj dhe i ka kushtuar disa vargje.

Lexo edhe: Vetëm me zëdhënësin në krah…Meta sërish pa truproja në Maliq, takon i qetë qytetarët në rrugë

Poezia e Vrenozit për presidentin:

Kjo është thjeshtësi,
S'di ta them më mirë,
Vlerë për një njeri,
Që zemrën ka të tillë.

Shkele këtë prag,
Për mua je fisnik,
Mirënjohjen e ke hak,
Një mik përmbi mik

Presidenti i Republikës ishte sot në qytetin e Korçës nga ku ka uruar të gjithë mësuesit me rastin e festës së 7 Marsit.

Meta e ka cilësuar profesionin e mësuesit si shumë fisnik, teksa ka nënvizuar se është e rëndësishme që gjeneratat  të përqendrohen në edukimin patriotik dhe atdhetar.

"Profesioni i mësuesit është shumë fisnik. Kemi kaq shumë mësues të thjeshtë që sakrifikojnë pavarësisht vështirësive që ndeshin. Sot është një ditë e jashtëzakonshme për të nderuar Petro Nini Luarasin, i cili ndoqi rrugën e Pandeli Sotirit “Ma mblidhni gjakun që të shkruajnë fëmijët”. Unë dua të nënvizoj që është shumë e rëndësishme që ne të përqendrohemi në edukimin patriotik dhe atdhetar të gjeneratave”.

Lexo edhe: “Të përqendrohemi në edukimin patriotik dhe atdhetar” Presidenti Meta dekoron mësuesit në Korçë

/a.r,OraNews

Vendi Lajme ilir meta Politikë vizita Aktualitet korçë ilir vrenozi

EMISIONET