Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është infektuar me Covid-19. Në një komunikatë për shtyp klubi napolitan njoftoi pozitivitetein e presidentit, që kishte marrë pjesë në takimin e Ligës Serie A, por nuk jep detaje për gjendjen e tij shëndetësore. 

“Me këtë njoftim për shtyp, Napoli konfirmoi raportimet e disa mediave lokale, të cilat pas takimit të Asamblesë së Ligës së Serie A të mbajtur të mërkurën në Milano raportuan se De Laurentiis ishte me koronavirus.

Në veçanti, faqja napolitane “Il Napolista” kishte raportuar lajmin sipas të cilit numri një i të kaltërve “nuk është asimptomatik” dhe se “një anëtar i familjes së de laurentis ishte pozitiv me coronavirus”. 

Gjithashtu në shkrimin e “Il Napolista” thuhet se “në ditët e fundit, një tjetër pjesëtar i stafit teknik të Napolit gjithashtu ishte me koronavirus”.

Sa i përket anëtarit të familjes dhe trajnerit tjetër të Napolit ende nuk ka konfirmime nëse janë pozitiv me Covid-19, por sigurisht pozitiviteti i vërtetuar i De Laurentiis tani do të thotë që të gjithë ata që ishin të pranishëm në Asamblenë e Ligës Serie A të mbajtur në Hilton Hotel të Milanos, presidentët dhe trajnerët e 19 klubeve të tjera, do të duhet t’i nënshtrohen tamponit me detyrim dhe përfundimisht duhet të hyjnë në karantinë.