Presidenti i Madagaskarit shpik tonikun bimor, nuk arrin të ndalojë rastet e shumta me koronavirus

Presidenti i Madagaskarit shpik tonikun bimor, nuk arrin të ndalojë

Spitalet në Madagaskar kanë qenë në vështirësi pasi nuk kanë mundur të përballojnë rritjen e rasteve me Covid-19.

Ndërsa, Presidenti Andry Rajoelina është duke promovuar një produkt i cili thotë se mund të kurojë sëmundje pavarësisht paralajmërimit të Organizatës Botërore të Shëndetit kundër mjekimeve të cilat janë të paprovuara në laborator.

Që prej muajit të kaluar rastet janë katërfishuar në ishullin e Oqeanit Indian, me më shumë se 13.00 infeksione dhe 162 vdekje nga Covid-19.

Pavarësisht thirjeve  të Organizatës Botërore të Shëndetit për këtë mjekim, presidenti vazhdon t'i qëndrojë pro ilaçit të quajtur Covid-Organics.

Ky ilaç prodhohet nga Instituti Malagasy i Kërkimeve të Aplikuara nga bima e artemisia, një përbërës i përdorur në trajtimin e malaries dhe bimëve të  tjera malagaziane.

Pija është shitur si një ilaç dhe parandalues për koronavirusin dhe për katër muajt e fundit u është ofruar fëmijëve në shkolla.

Në fillim të muajit, presidenti ishte duke shpërndarë përsëri tonikun së bashku me esencialet si orizi, vaji, sheqeri për komunitetet e varfra në kryqytet, Antananarivo.

Ai gjatë gjithë pandemisë është përballur me kritika të ndryshme për mënyrën se si po e trajton situatën e koronavirusit.

"Epidemia nuk do të zgjasë, ajo do të kalojë dhe ne do ta mposhtim atë"- thote ai.

Deri më tani nuk janë bërë publike asnjë rezultat i provave klinike që i janë bërë tonikut. Dërgesat e këtij ilaçi po bëhen në dhjetra vende afrikane raporton BBC.

Bota Shendetësi Lajme koronavirus te infektuar ilac

EMISIONET