Presidenti bllokon internetin për të mbajtur pushtetin i druhet protestave

Presidenti bllokon internetin për të mbajtur pushtetin i druhet

Ndërsa është duke luftuar për mbijetesën e tij politike, Aleksandër Lukashenko ka ndërprerë internetin në pjesën më të madhe të Bjellorusisë.

Bjellorusët kanë filluar të protestojnë kundër qeverisë së tij dhe papritur shërbimi i internetit është ndërperë duke i shkëputur ata nga bota e jashtme.

Interneti celular është mbyllur dhe aplikacionet e mesazheve të njohura janë çaktivizuar, duke i lënë demostruesit të kërkojnë wifi për të marrë internet që më pas të kenë mundësi të ndajnë lajmet që mund te gjejnë.

Ndërpreja e internetit, për të cilën Lukashenko shpreson se do të prishë protestat kundër tij për manipulimin e masave të votimit në zgjedhjet presidenciale të javës së kaluar, është një shembull i rallë në Europën moderne të një vendi.

Mungesa e internetit i ka lënë protestuesit në një vakun informacioni. Faqet e njohura të pavarura të lajmeve, duke përfshirë Tut.By dhe Naviny, janë mbajtur jashtë linje që nga dita e zgjedhjeve dhe lajmet televizie janë të mbizotëruara nga qeveria.

"Ky bllokim i internetit është i pashembullt"- tha Katsiaryna Shmatina, një analiste politike në Insitutin Bjellorus për Studime Strategjike, duke përmendur se interneti  po bllokohet për më gjatë dhe më agresivisht sesa në protestat e vitet e kaluara.

Protestat tashmë kryesisht janë mbështetur në blogerët e njohur në kanalet Telegram, disa anonimë dhe të vendosur jashtë vendit, të cilët sugjerojnë pika takimesh për demostrime dhe shkëmbejnë video proteshtash.Më i madhi është Nexta, i cili ka më shumë se 1,151,000 abonentë dhe ka qenë faqja kryesore e cila ka shpërndarë video dhe udhëzime për protestuesit.

Bota Lajme protesta bjellorusi internet Wifi

EMISIONET