Goditet një rast kontragande cigaresh në  doganë e Hanit të Hotit. Autoritetet dogane kanë sekuestruar një ngarkesë prej 1 272 koli cigaresh,  ose 636 mijë paketa të markës “President full Flovour”, që nuk ishte e pajisur me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Ngarkesa që kishte hyrë nga Mali i Zi në vendin tonë po transportohej me një mjet tip trajler me targa të Bullgarisë.

Trajleri së bashku me sasinë e mallit prej 636 mijë paketa cigaresh u sekuestruan dhe po sot Administrata  Doganore referoi rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vepren penale “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”,  të parashikuar nga neni 172 të Kodit Penal.

Cigaret e bllokuara

“Sipas vlerësimeve të specialistëve të doganës, nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e detyrimeve doganore që duhet të paguhej është 99. 7 milion lekë ose afro 1 miliardë lekë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi gjatë një deklarate për mediat.

Specialistë të Hetimit Doganor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë , Shkodër, po kryen veprimet të mëtejshme hetimore.

Dogana Shqiptare ju bën thirrje të gjithë qytetareve dhe operatorëve ekonomikë  që të denoncojnë  cdo rast korruptiv apo kontrabande.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi