Premtimet e Bashës me qytetarët: Në 25 prill situata do ndryshojë, Teatri do të ndërtohet siç ishte aty ku ishte

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takime me qytetarë e biznese në njësinë nr. 9 në Tiranë.

Banorët i shprehen ankesat e tyre kreut të opozitës duke thënë se bizneset e tyre rrezikojnë të shkojnë drejt falimentimit.

Qytetari: Po paguajmë për fëmijët, po paguajmë për gjithçka. Dalim në 6 të mëngjesit shkojmë në 10 të darkës, nuk ka, domethënë asnjë gjë në këtë vend. Ka mbaruar!

Lulzim Basha: Problemi kryesor është që, ju po e bëni detyrën tuaj si prindër. Shpresoj ata fëmijë po j’ua shpërblejë sakrificën. I vetmi që s’po bën detyrën, është kryeministri dhe qeveria.

Qytetarja: Urojmë që ti të jesh, domethënë që të presim nga ty ditë më të mira. Të presim ditë me diell, jo ato ditë që kaluam ose që po kalojmë tani vështirësi të mëdha.

Lulzim Basha: 8 vite e njëjta histori.

Qytetarja: Urojmë që të jesh kryeministri i së ardhmes dhe të jesh një shembull për Shqipërinë.

Lulzim Basha: Dhe unë ju garantojë që nuk do ju zhgënjeheni. Mrekulli nuk ju premtoj, normalitet, do t’ju kthej shtetin, do ta kthejë administratën në funksionin tuaj, që në vend që t’ju terrorizojnë e t’ju shkatërrojë, t’ju vijë në ndihmë sadopak që të punoni, të jeni të lirë të punoni. Shteti ka për detyrë të garantojë ligj, siguri, barazi, konkurrencë, dinjitet.

Gjatë bisedave me qytetarët, kreu i opozitës shpalosi detaje të programit ku vend të veçantë do ketë edhe plani për rritjen e pensioneve dhe fasha mbrojtëse për pagesën e energjisë.

Lulzim Basha: Më vjen shumë mirë që e ke ndjekur programin tonë edhe për pronarët edhe për pensionistët nuk do t’ju harrojmë përkundrazi. Ne do të vendosim një politikë e cila do e rrisë pensionin minimalisht dyfishin rritjen e normës së inflacionit dhe jo më pak se 5% e para, e dyta do ju vendosim atë fashën mbrojtëse për energjinë ku çmimi do të ulet për 300 kw/h e parë për muaj, e treta rimbursimin do të bëhet sipas diagnozës që të mos nxirrni lekë nga xhepi për të pagua ilaçet. Pra do të marrim masa konkrete për t’ju ardhur në ndihmë se e dimë që keni harxhuar gjithë jetën me sakrifica për të na rritur ne dhe sot nuk keni vendin që meritoni në shoqëri.

Sipas kryetarit të PD, situata do të ndryshojë me ndryshimin e madh të 25 prillit dhe këtij ndryshimi do ti prijë rinia.

Lulzim Basha: Unë nuk vij me premtime, unë vij me plan pune. Në 25 Prill kemi ditën e betejës për familjet tuaja dhe për të gjithë Shqipërinë Dhe pastaj keni fjalën time dhe zotimin tim që të gjitha angazhimet do ti bëjmë realitet. Teatri do të ndërtohet siç ishte aty ku ishte.  Është trupi, është shpirti, është dhe mendja, e ti po flet për kulturën po flet për shpirtin. Ne për kulturën kemi një program për ti mbështet artistët duke i dhënë një status të veçantë të gjithë atyre individëve që merren me art që merren me kulturë. Për të ndihmuar përmes disa masave, quhen defiskalizim që të gjithë edhe shteti, edhe sipërmarrja të sponsorizojnë artin e kulturën, po së pari shteti të bëjë detyrën e vet që buxheti për artin dhe kulturën të shkojë drejt normave evropiane, të paktën të shkojë tek normat e rajonit, se jemi shumë më poshtë. Për teatrin ajo firmë që kam hedhur asaj do ti qëndroj.

Vendi Lajme lulzim basha Politikë qytetaret teatri 25 prill

EMISIONET