Këto pamje tregojnë makinën e marrë me qira nga biznesmeni Italian Davide Pacorelli teksa digjet në rrugë Gjegjan-Reps në Pukë dhe pas këtij moment 45-vjeçari italian konsiderohet i zhdukur.
Brenda mjetit të shkrumbuar mësohet se janë gjendur një orë e djegur dhe dy kocka, por nuk është gjendur trup i dekompozuar, çka ngre dyshime se mund ti përkasin biznesmenit italian, por për këtë priten analizat e ADN-së.
Por nga ana tjetër, dyshime të forta ngre fakti se në kohën kur makina digjej, në pamjet amatore nuk vihet re prania e ndonjë trupi.
Hetimi sipas burimeve është shtrirë në disa pista, ku kryesore mbetet ajo e ngjarjes aksidentale.
Kryetari i bashkisë San Giusto në provincën e Prugias, i kontaktuar nga RTV Ora shprehet se Pecoreli është babai i 4 fëmijëve dhe se nga hetimet asgjë nuk përjashtohet.
Paolo Fratini: I gjithë komuniteti i qytetit tonë është në preokupim për zhdukjen e Davide Pecorelli. Ai është një person i dashur për të gjithë banorët e zonës e për qytezën tonë. U jemi pranë familjarvëve të tij. Unë jam në kontakt me forcat e rendit që po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje, për gjetjen e Davides. E informacionet që kam janë të rezervuar nga autoritetet por them se të gjitha pistat janë të hapura në këtë moment e policia italiane është në kontakt e po punon ngushtë me forcat e policisë shqiptare.
Dyshimet paraprake janë se makina zjarri në makinën “Skoda”, të cilën biznesmen e kishte marrë me qira në Tiranë mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
45-vjeçari italian, rezulton të ketë hapur një biznes në qytetin e Vlorës, ku objekt ka tregtimin me pakicë të produkteve kozmetike dhe aparaturave të industrisë kozmetike.
Ngjarja mbetet e mbuluar me të panjohura ndërsa do të jetë analiza e ADN që do ti japë përgjigje pyetjeve për fatin e 45- vjeçarit që erdhi të bëjë biznes në Shqipëri por është zhdukur pa gjurmë.
Lexo edhe:
Asnjë lajm prej 10 ditësh, ende enigmë fati i biznesmenit italian i zhdukur në Shqipëri
Detaje të reja nga zhdukja e ish-arbitrit italian