Prej 5 vitesh nuk është vënë dorë, 250 familje të Lozhanës me rrugë të amortizuar

Prej 5 vitesh nuk është vënë dorë, 250 familje të

Mungesa e investimeve prej vitesh në  rrugën e fshatit Lozhanë të Maliqit ka bërë që ajo të amortizohet.

Gropat janë krijuar përgjatë gjithë aksit për rreth 20 km.

Banorët shprehen se rruga është dëmtuar nga automjetet e rënda që përdorin kompanitë që ushtrojnë aktivitetin në këtë zonë.

“Kane shkuar makinat e rënda për centralet dhe është ashtu. Një firmë kishte thënë që do ta bëjmë ne meqënëse e prishëm. Sot s’po e bëjnë.”

Ndonëse është rrugë lidhëse mes Maliqit dhe Gramshit, prej 5 vitesh nuk e njeh dorën e bashkisë.

Tashmë banorët detyrohen të paguajnë edhe biletën e autobuzin, edhe një shtesë për amortizimin e mjetit.

“Duke bërë një rrugë për në Korçë nuk paguajmë vetëm 1 mijë lekë për naftën, por paguajmë edhe 1 mijë lekë për amortizimin e mjetit. Të vështirë e kemi po çfarë të bëjmë.”

Apeli për kreun e Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu që drejton bashkinë që prej vitit 2000 është që ai të ndërhyjë menjëherë në rrugë.

Janë rreth 250 familje të fshatit Lozhanë që përballen me rrugën e degraduar që është kthyer në kosto familjare për ta.

Vendi Lajme maliq Aktualitet lozhane rruge e amortizuar

EMISIONET