"Pranojeni se ka bërë shumë për paqen në Ballkan", Grenell i kërkon komunitetit shqiptar në Amerikë votën për Trump

"Pranojeni se ka bërë shumë për paqen në

Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi u është drejtuar shqiptaro-amerikanëve përmes një video mesazhi, duke i inkurajuar që të pranojnë faktin se Donald Trump ka punuar shume për paqen në Ballkan dhe normalizimin ekonomik Kosovë-Serbi.

Përmes këtij mesazhi, Grenell thotë se shpreson shumë që shqiptarët do të bëjnë çmos për të rizgjedhur Donald Trumpin president të SHBA-së.

“Po i shfrytëzoj pak minuta që t’i porosis miqtë e mi shqiptaro-amerikanë dhe t’i inkurajoj që ta pranojnë atë se Donald Trump ka punuar shume për paqen ne Ballkan dhe normalizimin ekonomik.Ai e ka pasur vëmendjen për një rajon. E dimë se Barak Obama dhe Joe Biden nuk ia kanë kushtuar këtë vëmendje. Shpresojmë se miqtë tanë shqiptarë do të bëjnë çmos për ta rizgjedhur Donald Trumpin. Ai ka punuar shumë për votën tuaj”, ka thënë Grenell.

Presidencialet në SHBA do të mbahen me 3 nëntor dhe në garë përballë njëri-tjetrit janë demokrati Joe Biden dhe republikani Donald Trump.

Rajoni Lajme donald trump Kosovë richard grenell presidencialet ne shba

EMISIONET