Pranga shqiptarit, i vuri hanxharin në qafë të shoqes në sy të fëmijëve të mitur dhe e kërcënoi: Do të djeg të gjallë!

Pranga shqiptarit, i vuri hanxharin në qafë të shoqes në sy

Policia italiane ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar për dhunë në familje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës, 13 mars, në një rezidencë në rrugën "Siracusa" në Rimini.

Ka qenë gruaja e tij 30 vjeçare, gjithashtu shqiptare, e cila ka lajmëruar policinë për sjelljen e dhunshme të burrit të saj. 

Kur policia mbërriti ai u përpoq ta pengojë atë për të rrëfyer ngjarjen.

Sipas  gruas, gjatë konfliktit burri kishte marrë një hanxhar dhe ja kishte vendosur në qafë duke e kërcënuar se do ta vriste. E gjithë skena kishte ndodhur në sy të dy fëmijëve të tyre, 7 dhe 4 vjeç.

Keqtrajtimit të të atit nuk i kishin shpëtuar as këta të fundit. 

30-vjeçarja tha se ajo nuk kishte thirrur policinë më parë nga frika se ai mund të bëhej edhe më i dhunshëm.

Po sipas saj, i shoqi shpesh kalonte netë jashtë shtëpisë në shoqërinë e grave të tjera dhe përdorte drogë.

Pretendimet e gruas janë përkrahur edhe nga fqinjët të cilët kanë pohuar se i arrestuari ushtronte dhunë.

Ndërsa policia po e shoqëronte, shqiptari u kthye dhe u përpoq ta godiste në stomak gruan me thikë ndërsa bërtiste në shqip, “Unë do të të djeg të gjallë”.

36-vjeçari u dërgua në stacionin e policisë, nga ku rezultoi se qëndronte ilegal në Itali. Ndërkohë gjatë kontrollit fizik ju gjetën 5 gram hashash dhe 1 marihuanë në xhepa. 

Të dielën, 14 mars, ai u shoqërua në burgun "Casetti" në pritje të vërtetimit të arrestimit.“


Vendi Lajme itali Kronike dhune ne familje arrestohet shqiptari hanxhar

EMISIONET