Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin A.Q., 50 vjeç banues në fshatin Xhuherinë.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Partizani, Vlorë,  gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 doza me lëndë  të dyshuar “Kokainë”, gati për shitje

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë  për veprime të mëtejshme.