Partia Republikane ka formuar Këshillin Politik ku do të diskutohen idetë, platforma dhe programi për zgjedhjet e 25 prillit.

Intelektualë nga të gjitha fushat, juristë, ekonomistë, inxhinierë, gazetarë e biznesmenë, hodhën idetë e para për programin elektoral të republikanëve.

Në këtë takim, kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, u shpreh i entuziazmuar nga prezenca e rinisë.

Mediu: Sot duhet të marrim një përgjegjësi tjetër, e cila veç historisë dhe njerëzve që bën atë ka nevojë për intelektuale të rinj që i bashkohen vlerave te djathta, Partisë Republikane në përpjekjen jo të thjeshtë për të larguar të keqen e Rilindjes së Ramës, por për të ndërtuar shpresën për Shqipërine Evropiane.

Gjatë fjalës së tij Mediu tha se gjatë kësaj fushate Partia Republikane do të ritheksojë vlerat e saj si mëshirim i luftës për të garantuar një shtet që i shërben lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, respektimin e pronës, private, një qeverisje të vogël, taksa të ulëta, forcimin e familjes si vlera baze e shoqërise shqiptare dhe shërbimin ndaj interesave kombëtare.