I ftuar në emisionin ”Ekopolitikë” në ”RTV Ora” nga Besart Kadia, ekonomisti Majlind Lazimi tha se problemi me PPP-të, qëndron në mënyrën se si hartohen.

Sipas tij, kjo është një sëmundje e vjetër për ekonominë shqiptare, pasi privatizohet aseti duke ia dhënë koncensionarit, por faturën e arbitrazhit  e paguan shteti.

Majlind Lazimi: ”Çdo kontratë që ka qenë abuzive duhet riparë. Problemi është mënyra se si hartohen kontratat. Duhet të kemi parasysh që kjo është një sëmundje e vjetër. Privatizohen asetet dhe shtetëzohet fatura e borxhit, arbitrazhi, pra e paguajmë ne. Nga një anë kemi që fitimi jashtë çdo lloj mase, nga 50-60% i merr koncensionari, ndërsa humbja, pra borxhin e paguajmë ne. Kjo gjë është një sëmundje e vjetër.”