Reporteri për Shqipërinë në grupin e Partive Popullore Europiane në Parlamentin Europian, David Lega thotë se se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë parakusht themelor për integrimin në BE.

Sipas tij, ndryshimet e njëanshme në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit.

Ai nxit palë politike të respektojnë marrëveshjen e 5 qershorit.

”Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një parakusht themelor për integrimin në BE. Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhej të zbatohej siç ishte rënë dakord. Nxisim autoritetet të përmbahen nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe të respektojnë marrëveshjen konsensuale siç është zotuar”, shkruan Lega në Twitter.