Zgjedhjet e lira e të ndershme janë parakusht themelor për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ky është paralajmërimi i fortë i Partive Popullore Europiane, grupimi më i madh politik në Parlamentin Europian.

Teksa në Tiranë, palët politike nuk po gjejnë ende gjuhën e dakordësisë lidhur me Kodin Zgjedhor, PPEapelon që, reforma zgjedhore e 5 qershorit të zbatohet siç është rënë dakord konsensualisht, ndryshimet e njëanëshme, kundër rekomandimeve të OSBE-ODIHR, raporton Ora News.

Deklarata e plotë për Shqipërinë, e diskutuar në Asamblenë Politike të PPE, bashkë me Bjellorusinë dhe Nagorni Kabarak

PPE mbështet plotësisht udhërrëfyesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si një parakusht themelor. Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet të zbatohet siç ishte rënë dakord. Ndryshimet e njëanëshme në këtë fazë, janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe kundër vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit. EPP nxit heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe respektimin e marrëveshjes konsensuale sipas zotimeve”.

Deklarata e Partive Popullore Europiane është në një linjë me deklaratat e ambasadorëve të SHBA dhe BE në Tiranë, Yuri Kim dhe Luigi Soreca, të cilët gjithashtu kërkojnë respektimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit. /a.r, OraNews