Problemi kryesor i pothuajse të gjitha vajzave është shtimi në peshë. E kur afrohet stina e verës me vrap janë drejt palestrave për të patur një trup sa më perfekt.

Gjithë ky presion për trupin e “Instagramit” ka bërë që vajzat të bëhen eksperte në editimin e fotove.

Mirëpo së fundmi moderatorja dhe këngëtarja e njohur Rozana Radi, ka një mesazh shumë domethënës për të gjitha ato që nuk e duan trupin e tyre me kilogramët e shtuar.

Ajo ka publikuar një foto në plazh duke treguar se edhe pse ka marrë disa kilogramë më shumë, kjo nuk e bën më pak tërheqëse apo më pak inteligjente.

Gjithashtu Rozana thotë se nuk duhet të zgjedhim krah vetes burra që na vlerësojnë për pamjen e jashte, por për atë çfarë ne jemi.

“Po kam shtuar kg dhe kjo nuk me ben me pak grua terheqese. Nuk do te thote qe te shtosh disa kg nuk je nje grua inteligjente. Nuk do te thote, qe po pate celulit burrat nuk te duan me si me pare. Eshte problemi juaj qe zgjidhni “burra” qe ju duan per shale. Eshte problemi i te gjithave ju me adresa fallco, qe mjafton te kesh vene pak bark dhe turreni me sms per te bullizuar kedo qe ju del perpara ne rrjetet sociale. Eshte thjeshte te mos keshe “fytyre” e te gjykosh fytyren e tjetrit. Une jam tipi i gruas qe me kenaq nje prendim. Une jam tipi i gruas qe qaj me nje film. Nuk me impresionojne muskujt tek nje burre dhe pse i vleresoj ata qe merren me sport. Preferoj te degjoj nga nje burre qe bisedat me mua jane ato qe i pelqejne me shume tek une. Menyra se si qesh, se si surprizohem…. Nje kg me shume ne trup nuk me ben me pak te lexuar “- shkruan ajo në postimin e saj.