Portugalia fiton 4-1 ndaj Kroacisë, 3 pikë të vlefshme në grupin e "ferrit"

Portugalia fiton 4-1 ndaj Kroacisë, 3 pikë të vlefshme në

Portugalia fitoi ndeshjen kundër nënkampionëve të botës, Kroacisë me shifrat 4-1.

Pavarësisht se ylli i ekipit, Cristiano Ronaldo nuk luan për shkak të një infeksioni, mungesa e tij nuk është ndjerë.

Joao Cancelo hapi serinë e golave në minutën e 41' pas një predhe të lëshuar drejt portës kundërshtare nga jashtë zonës.

Golat e dytë dhe të tretë u shënuan nga Jota dhe Felix respektivisht në minutat e 58' dhe 70'.

Reagimi i Kroacisë ishte i vonuar ku në minutën e 91' arritën të gjejnë rrugën e rrjetës.

Një gol për statistikë pasi vetëm 4 minuta më vonë Andre Silva shënoi golin e 4 për Portugalinë.

Këto janë 3 pikë shumë të vlefshme për Portugalinë e cila ndodhet në një grup ferri me Francën, Kroacinë dhe Suedinë.

Sport Lajme kroaci portugali liga e kombeve grupi i ferrit

EMISIONET