Porti i Durrësit "peshqesh" Emirateve Arabe për ndërtimin e 2000 banesave? Ja si përgjigjet Rama

Porti i Durrësit "peshqesh" Emirateve Arabe për

Rreth një muaj më parë qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e 2000 banesave në Durrës.

Ndërkohë është firmosur dhe një tjetër marrëveshje ku investitorët arabë do të investojnë për transformimin  e portit të Durrësit.

I pyetur se ku konsiston ky investim dhe a është kjo një përpjekje e qeverisë shqiptare për ti kthyer nderin Emirateve të Bashkuara Arabe për banesat, Rama dha këtë përgjigje.

Rama: Porti i Durrësit është një port që nuk e ka më vendin aty si një port mallrash dhe jam shumë i lumtur që kemi gjetur një partner strartegjik kaq të fuqishëm dhe kuotuar ndërkombëtarisht si Emiratet e Bashkuara për ta transformuar portin e mallrave në mes të qytetit në një port turistik nga më tërheqësit e Mesdheut, kjo nuk ka lidhje me banesat. Banesat janë angazhim i princit të kurorës që kur jemi takuar atëherë dhe pastaj angazhim në konferencën e donatorëve. Ka lidhje me përpjekjen e vazhdueshme nga ana jonë për të tërhequr këtu investitorë të mëdhenj. Shpresoj ta kemi gjetur.

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Emirateve të Bashkuara Arabe parashikon transformimin e porit të Durrësit në zonë turistike të dedikuar për pasagjerët dhe jahtet. Ndërkohë që për transportin e mallrave qeveria parashikon ndërtimin e një porti të ri në Porto Romano.

Projekti parashikon edhe një mori investimesh transformuese, përgjatë të gjithë perimetrit përpara portit.

Vendi Edi Rama Ekonomi Lajme Politikë porti i durresit

EMISIONET