Pasi janë njohur me pakënaqësitë e mëdha të qytetarëve ndaj qeverisë qendrore dhe lokale socialiste, mazhoranca e ka kuptuar se rruga drejt mandatit të tretë do të jetë e vështirë.

Për këtë arsye, kryesocialisti Edi Rama po kërkon të intensifikojë punën e strukturave me qytetarët.

Rama: Është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit dhe për të intensifikuar punën që të vazhdojmë të përmirësojmë  marrëdhëniet mes institucioneve të pushtetit qëndror dhe lokal në bazë me qytetarët.

Në fillim të shtatorit, Rama ua bëri të qartë socialistëve, që për të marrë një vend në Kuvend duhet të bëjnë të pamundurën.

Por pas mbledhjes me drejtuesit politik, Kryeministri tregoi që ende puna e strukturave nuk është në pritshmëritë e tij.

Rama: Unë nuk jam i kënaqur as me veten time, lërë më me drejtuesit politikë.

Në mbledhjen me koordinatorët, Kryesocialisti ka dhënë detyrat që çdo socialist duhet të ketë në axhendë në zonat e tyre zgjedhore deri me 25 prill.

Lexo edhe: Rama paralajmëron drejtuesit e institucioneve: Nuk dua qytetar të pakënaqur!