"Porositë" e Bashës për drejtuesit e qarqeve: Shanse për një fitore të thellë të PD dhe Opozitës së Bashkuar, por...

"Porositë" e Bashës për drejtuesit e qarqeve: Shanse

"Të gjitha shanset janë për një fitore të thellë të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar".

Kështu është shprehur kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi të zhvilluar pasditen e sotme me drejtuesit politikë të qarqeve dhe sekretariatin.

Sipas liderit të opozitës, siç tregojnë të gjithë indikatorët, objektivat janë në dorën tonë. Pavarësisht se duket sikur është në dorën e kundërshtarit.

Lulzim Basha: “Duke i kontaktuar vetë njerëzit që keni takuar, ju e dini që pritshmëritë janë shumë të jashtëzakonshme në të dyja anët e medaljes. Ana e parë që ju e dini shumë mirë prej kohësh, që është ajo e mllefit, po përdor një fjalë popullore, e një padurimi për largimin e Edi Ramës. E një mungese durimi për të imagjinuar edhe 4 ditë më shumë e jo më dhe 4 vite më shumë me të.

Dhe nga ana tjetër, në veçanti dy javët e fundit shohim Partinë Demokratike e cila po shtrihet në terren për të shpalosur programin e qeverisë dhe po i vlerëson konkretisht disa prej problemeve kryesore.

Të gjitha problemet, i njohim prej kohësh. Pushteti qendror, pushteti lokal, bashkimi i kontingjentit kriminal, investimi i parasë së pisët, presionet ndaj njerëzve. Por këtu ku jemi sot, të gjitha shanset janë për një fitore të thellë të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar.

Këto zgjedhje, siç tregojnë të gjithë indikatorët, objektivat janë në dorën tonë. Pavarësisht të gjithëçkaje tjetër duket sikur është në dorën e kundërshtarit. Rezultati i këtyre zgjedhjeve varet krejtësisht nga ne dhe nga puna jonë.

Që do të thotë, që me një përkushtim maksimal me dhe një angazhimi total të burimeve njerëzore, të strukturave, të influencuesve tanë, simpatizantëve, të gjithë grupeve, pa pikë diskutimi 25 prilli është dita e fitores tonë”.

Lexo edhe:

Takimi me drejtuesit e qarqeve dhe sekretariatin, Basha: Më 25 prill Shqipëria fiton

Vendi Lajme lulzim basha Politikë Lajmi i fundit takimi Aktualitet drejtuesit e qarqeve

EMISIONET